Teoritë konspirative/ Koronavirus, shpikje e Bill Gates!

03/06/2020 02:26

Një sërë vendesh janë duke e studiuar pandeminë e koronavirusit mbi baza shkencore, por kjo nuk i ka frenuar teoritë e konspiracionit, të cilat janë përhapur me shpejtësi edhe falë rrjeteve sociale. Kështu thuhet se virusi është shpikur nga qarqe apo njerëz të caktuar, për qëllime të caktuara.

Në një sondazh të Universitetit Erfurt dhe partnerëve të tij, të realizuar nga mesi i muajit maj, thuhet se rreth 17% e njerëzve besojnë në mundësinë e teorive të ndryshme. Lidhur me koronavirusin po qarkullojnë teori sipas së cilave, për shembull, miliarderi amerikan dhe filantropi Bill Gates, do që gjatë procesit të vaksinimit të detyrueshëm, njerëzve t`i vendoset në trup edhe një mikroçip, për t’i kontrolluar.

Për të përshkruar këtë fenomen, në Gjermani ekziston nocioni “teori komploti”, thotë DW, por kjo sipas saj nuk është e saktë, sepse do të nënkuptonte ekzistencën e një teorie të bazuar mbi fakte. “Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, në një moment të caktuar kjo teori duhet të ndryshojë apo të hidhet poshtë si e pavërtetë”, thotë pedagogia Pia Lamberty, nga Universiteti i Mainzit.

Edhe këshilltari politik Johannes Hillje shkruan në Twitter, se fjala “teori” tingëllon si nocion me baza shkencore, gjë të cilën nuk e meriton. Në rrjete dhe faqe të ndryshme po përhapen edhe pohime si ato, që në SHBA po mbahen nga një grup sekret, me mijëra fëmijë të rrëmbyer dhe se persona të caktuar po pijnë gjakun e tyre, për të mbetur të ri apo ato që pretendojne se Rajhu gjerman ende ekziston.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA