“Më mungon të luaj me babin”/ E bija 6-vjeçare e Floyd-it ende nuk e di se si vdiq i ati

03/06/2020 18:01

“Më mungon të luaj me babin”- kështu është shprehur për mediat e bija 6-vjeçare e 46-vjeçarit George Floyd, Gianna.

Vogëlushja e di se i ati nuk është më, por ende nuk është në dijeni të ngjarjes dhe se si ka ndodhur ekzaktësisht ndarja e tij nga jeta. Ndër të tjera Gianna u shpreh se dëshiron të bëhet mjeke dhe të shpëtojë jetën e njerëzve në të gjithë botën.

“Unë ende nuk mund ta besoj se dikush nuk e ka ndihmuar George. Unë i kam thënë Gianna-s se babai i saj ka vdekur, pasi nuk merrte dot frymë”, tha Roxie, bashkëshortja e të ndjerit.

Sakaq, familja Floyd iu bashkua protestave paqësore në Minneapolis. Gianna shihet teksa është ulur mbi supet e xhaxhait (vëllait të Georg-es) duke brohoritur:

“Babai im ndryshoi botën!”

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA