Krahas faktit që punonjësit e personelit mjekësor janë konsideruar si një nga kategoritë më të rrezikuara nga koronavirusi, pasi janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të sëmurët me COVID-19, ata janë detyruar që prej muajsh të qëndrojnë larg familjarëve, sepse mundësia që infeksioni mund të shpërndahej dhe në familje ishte tepër i madh.
Një veprim të tillë ka ndërmarrë dhe Suzanne Vaughan nga Norfolk i Britanisë së Madhe. Suzane punon infermiere pranë Spitalit “Queen Elizabeth”, e cila gjatë këtyre muajve ka pritur pacientë të infektuar me virusin korona. Por takimi i saj me dy vajzat, Bella nëntë vjeçe dhe Hettie, shtatë vjeçe ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve në rrjetet sociale. Infermierja qëndroi nëntë javë larg vajzave për t’i mos rrezikuar ato nga virusi. Motra e Suzanne, Charlotte, e cila është kujdesur për mbesat gjatë largimit të së motës, postoi videon prekëse teksa infermierja bashkohet me të bijat.
“Unë i dërgova në shtëpinë e motrës sepse dëshiroja t’i mbaja të sigurta, sepse punoja në spital dhe po ekspozoja veten ndaj virusit çdo ditë. Por gjithashtu isha e detyruar të shtoja orët e punës, sepse situata në spitalin ku unë punoj ishte thuajse kaotike. Të ndahesha nga vajzat e mia ishte e dhimbshme, sepse e dija që do të prisja shumë kohë për t’i ritakuar sërish. Por këto sakrifica i kanë bërë të gjithë, nuk jam vetëm unë, shumë persona janë duke luftuar ndaj sëmundjes”, tha Suzanne.
Top Channel