
Një video tronditëse është bërë virale në rrjet. Në të shihet një oficer policie në Britaninë e Madhe, teksa dhunon një të dyshuar.
Për të mos mjaftuar kjo, një tjetër efektiv i vjen në ndihmë kolegut të tij dhe shihet teksa godet me shqelma të dyshuarin. Drejtoria e Përgjithshme në Londër thotë se është në dijeni të pamjeve, por qytetarët nuk duhet të gjykojnë paraprakisht për çfarë ka ndodhur.
“Oficerët e policisë punojnë në kushte të vështira dhe me raste janë të detyruar të përdorin forcë për të respektuar ligjin. Pamjet e publikuara në mediat sociale mund të kenë kapur një fragment të situatës, duhet të shohim videon e plotë për të krijuar një ide se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, tha një zëdhënës i policisë.
Top Channel