Një burrë në Kinë ka mbetur i shokuar pasi zbuloi se njëra prej foshnjeve binjake nuk ishte fëmija e tij, shkruan “Daily Mail”.
Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësoi zbulimin tronditës pasi të porsalindurit iu nënshtruan një testi të ADN-së – një procedurë standarde kjo në Kinë në momentin që lind një foshnje.
Burri raportohet se u befasua jo pak, kur mori rezultatet e testit, nga ku u zbulua se gruaja e tij gjatë shtatëznisë kishte kryer marrëdhënie seksuale dhe me dikë tjetër përveç tij. Deng Yajun, mjekja që kreu testin e ADN-së tha se një fenomen i tillë ndodh shumë rrallë.
“Nëna duhet të kryejë marrëdhënie me dy burra në një hapësirë kohore vërtet të shkurtër, që kjo gjë të bëhet e mundur”, u shpreh mjeke Yajun.
Top Channel