E gjithë SHBA-ja është përfshirë në një kaos të vërtetë pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd, nga policia e Minneapolis-it.
Protesta, dhunë, grabitje, kanë shoqëruar vendin këto ditët e fundit. Ndërkaq, një incident është shënuar në Manhattan. Disa burra që ishin duke vjedhur një dyqan celularësh, kanë plagosur me makinë një polic që ishte vënë në ndjekje të tyre. Pamjet e publikuara tregojnë momentin ku një grup prej tetë personash, vrapojnë në drejtim të dyqanit dhe nisin të plaçkisin atë.
Pasi morën çfarë i duhej, grabitësit shihen duke u larguar me shpejtësi në makinën e tyre. Por nuk e kishin vënë re që një polic ishte aty pranë. Polici tenton të dalë nga makina dhe të ndalojë agresorët, por këta të fundit nuk ndalojnë, por i sulen me makinë policit duke e lënë të plagosur. Efektivi është dërguar menjëherë për në Qendërën Spitalore Bellevue, nga ku raportohet se gjendja e tij është e qëndrueshme edhe pse ka marrë disa plagë në këmbë.
Top Channel