Para se Top Story të shkojë në zyrën e zotit Sami Hoxha, bëri disa kërkime mbi të kaluarën e tij dhe punët që ka bërë. Sipas një dokumenti që Top Story siguroj në drejtorinë e tatimeve, zoti Hoxha është aksioner në disa kompani të vogla. Por nga viti 2011 e para nuk ka gjurmë të tij në regjistrat tatimor.
Shohim që në periudha të shkurtra ai ka punuar në kompaninë Albanian eir-uejs dhe në kompaninë “Spai-Kapag Trans Adriatika”. Si biznes të vetin ai ka kompaninë “FRENKI” ku i ndan aksionet me një shtetas Arab me emrin Adel Thabi. Një kompani që shumë herë i janë bllokuar aksionet me vendim gjykatë për mos shlyerje detyrimi.
Kompania tjetër që zotëron Sami Hoxha është më interesante. Ajo quhet “Global Fjuçër Uon”. Kjo kompani është hapur në vitin 2019. Ndër të tjera, objekti i saj i veprimit lidhet direkt me emigrantët.
Ndihmon në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për pajisjen me vizë, leje qëndrimi si dhe ndjek ecurinë e këtij dokumentacioni deri në përfundim. … Shërbime në zyrën e punës, emigracionit, institucioneve të ndryshme shtetërore në bazë të marrëveshjeve me bizneset e individë të veçantë.
Pra, zoti Sami Hoxha ka bërë një biznes që ka për objekt shërbimet e emigracionit, atje ku gruaja e vet është drejtoreshë.
Ne gjetëm edhe shumë kompani të tjera që janë të regjistruara në emrat e shtetasve Arabë. Por e-maili dhe numri i telefonit janë të zotit Sami. Pyetëm denoncuesin egjiptian nëse e njihte fotografinë e gruas së Sami Hoxhës.
Gazetari: – Po këtë zonjën tjetër njeh?
Emigranti: – “Po, po e njoh, është gruaja e Samiut, punon në zyrën e tij”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.
Gazetari: – Kur i ke parë?
Emigranti: – para 2 ose 3 javësh.
Gazetari: – Kuk e kanë zyrën?
Emigranti: – E kanë në qendër.
Tani ngelet për të vërtetuar nëse Sami Hoxha përdor pozitën e gruas së tij për ti bërë favore klientëve të tij në shkelje të ligjit. Fillimisht Top Story dërgon bashkëpunëtorët tek zyrat e emigracionit pasi njëri prej tyre nuk rinovon dot lejen e qëndrimit.
Oficeri i Kufirit: – Anglisht apo italisht?
Emigrantët: – Italisht.
Oficeri i Kufirit: – Të mungojnë dokumentet. Regjistrimi i kontributeve. Shko tek zyra e taksës dhe merr dokumentet që je regjistruar. Dhe siguracionet. Plotësoni dosjen pastaj kalojmë në shkallë të tjera.
Pra, në këtë moment ky emigrant nuk e rinovon dot lejen e qëndrimit sepse ka detyrime të papaguara në taksa dhe sigurime shoqërore. Të shohim nëse lejen mund ta rregullojë Sami Hoxha duke ndërhyrë tek gruaja e vet.
Ndërsa shkojnë në zyrën e Samiut flasin në telefon dhe i thonë se kanë një bisedë për të sjellë në Shqipëri disa Egjiptianë të tjerë. Samiu pranon dhe lë një takim. Zyra e Sami Hoxhës ndodhet në rrugën Abdulla Keta, përballë me shkollën Servete Maçi në Tiranë. Ajo nuk ka asnjë logo dhe asnjë tabelë treguese nga jashtë.
Por sipas regjistrit të QKB ajo është adresa e kompanisë “Global Fjuçër, Uon”. Djemtë e infiltruar i propozojnë Samiut një bashkëpunim. Ata i thonë se duan të sjellin një familje nga Egjipti në Shqipëri për ta nisur drejtë Italisë. Dhe Samiu duhet ti bëjë dokumentet. Pastaj fitimet duhet ti ndajnë bashkë.
Emigranti: – Janë dy djem, një zonjë dhe dy fëmijë. Për ti bërë dokumentet ti.
Sami Hoxha: – Djali, zonja???
Emigranti: – Dy djem të rritur, njëri 20 vjeç tjetri 30 vjeç dhe dy fëmijë kaq të vegjël… Ky djali është miku im.
Sami Hoxha: – Ok, ok!
Emigranti: – Shkruaj të gjitha, të gjitha. Sepse do t’ia çojmë atyre (çmimet).
Sami Hoxha: – Një djalë 30 vjeç.
Emigranti: -Po.
Sami Hoxha: – Po zonja?
Emigranti: – Po zonja?!
Sami Hoxha: – Është gruaja e vet???
Emigranti: – Po. Zonja dhe dy fëmijët.
Sami Hoxha: – Po fëmijët?
Emigrant: – 2 vjeç dhe 3 vjeç.
Sami Hoxha: – Këta janë?
Emigranti: – Po.
Sami Hoxha: – Për të gjithë, 13 (mijë euro). 3 për ju. Ky çmim është vetëm për ju.
Emigranti: – Faleminderit Sami.
Sami Hoxha: – 13 për 4 (persona). 3 janë për ju. Kur të marr paratë 3 janë për ju. 10 për mua. Pra, totali është 13 . 10 për mua, 3 për ju. Unë ju jap ju 3 mijë euro.
Pra, kjo familje që të vijë në Shqipëri dhe të marri leje qëndrimi duhet të paguaj tek Sami Hoxha 13 mijë euro. Në këmbim, Samiu do tu dërgojë atyre një ftesë, do ju hap një kompani fantazmë, do tu marri lejen e punës dhe në fund lejen e qëndrimit tek gruaja e vet.
Kjo është një metodë mjaft e zgjuar që bën hile me procedurat ligjore. Pasi në vetvete kompania që do hapi Samiu është totalisht brenda ligjeve. Por qëllimi pse po hapet nuk është për investim në Shqipëri, por për emigracion të paligjshëm.
“Problemi është se këtu në vendin tonë kemi njerëz që kanë kurajën dhe kanë mundësinë për të garantuar dokumente, për të ftuar njerëz për të ardhur në një formë legale duke anashkaluar, ose mashtruar më konkretisht 3 institucione, mjaft të rëndësishme, Shërbimin Informativ Kombëtar, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme. Në rastin konkret të 3 këto institucione janë mashtruar dhe janë nxjerrë jashtë loje duke organizuar nën hundën e tyre një trafik ilegal”, thotë Pëllumb Nako, ish – Drejtor i Policisë Kufitare.
Top Channel