Covid-19 “mbërrin” në institucion, nis kryerja e testeve për punonjësit e Kadastrës së Durrësit

02/06/2020 10:07

Mëngjesin e sotëm ka nisur kryerja e testit të tamponit për të gjithë punonjësit e Kadastrës së Durrësit.

Deri në daljen e përgjigjeve, kadastra nuk do të ofrojë shërbim për qytetarët.
Pas bërjes se tamponit, punonjësit janë vetëkarantinuar në pritje të rezultateve.

Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit është specialiste sporteli te aplikimet dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët.

Vjehrra dhe vjehrri i specialistes së Kadastrës, me të cilët ka qenë në kontakt të përditshëm, kanë rezultuar të infektuar nga SARS-CoV-2. Specialistja ka qenë në punë gjatë javës së kaluar dhe kjo ka shtuar pasigurinë te kolegët e saj që ndjehen të rrezikuar dhe të frikësuar veçanërisht për shëndetin e familjarëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA