28/11 22:44
Palët opozitare që janë pjesë e Këshillit Politik kanë kërkuar që tryeza për Reformën Zgjedhore të mblidhet sërish nesër në orën 17:00.
Më poshtë gjendet kërkesa e përfaqësuesve të opozitës:
Përshëndetje
Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00.
Përfaqësuesit e Opozitës
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili
Top Channel