Edhe studentët e viteve të treta u rikthyen në auditore pas gati 3 muajsh në karantinë ku kane ndjekur mësimin online.

Por rikthimi i tyre nuk është më si më parë, të ndikuar nga situata. Masat na i shpjegon administratori i Fakultetit të Ekonomisë, Ermal Haxhiaj.

Masat referuar udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vetëm rekomanduese por detyruese. Studentët të pajisur me maska e doreza, duhet të dezinfektojnë këpucët në këtë tunel dezinfektimi si dhe do t’u matet temperatura.

Jo vetëm sallat e leksioneve dhe seminareve janë venë në dispozicion të studentëve për të shmangur vendgrumbullimet, tregon zëvendësdekani Alban Korbi, por edhe ambjente të jashtme si amfiteatri i Tiranës.

“Auditoret nuk do të kenë më shumë se 20 studentë. Ndersa kanë konfirmuar pjesmarrjën 900 studentë. Të gjitha godinat janë për studentët si dhe janë ndarë paradite e pasdite. Por Bashkia e Tiranës na ka dhënë amfiteatrin që të zhvillohet mësimi sa më i sigurt”, shprehet Korbi.

Por pavarësisht vendimit të Ministrisë së Arsimit për rikthimin e studentëve në universitete të ndarë në 4 periudha nga qershori në tetor, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur për të mbyllur vitin akademik online, pasi jo të gjithë studentët kanë mundësi për të marrë pjesë në mungesë të transportit publik.

Nga ana tjetër, Lëvizja për Universitetin ka marrë një fushatë ku kërkon rivlerësimin e tarifës së studimit për sa kohë mësimi është zhvilluar online.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA