Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë 2020, ka adresuar një fond prej 7 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit në mbështetje të fermerëve.

Nga 29 maji e deri më tani afërsisht kanë aplikuar 5 mijë fermerë. Të drejtën për të aplikuar fermerët e kanë deri më 19 qeshor. Frida Krifca, drejtore e Përgjithshme pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural na thotë se çfarë do të ndodhë më pas.

“Fermerëve do t’u kryhen verifikime në terren dhe shihen realisht se sa përputhet deklarimi  së bashku me dokumentacionin përkatës. Brenda vitit 2020 ne kemi detyrimin që të lëvrojmë fondin buxhetor sa më shpejt”, shprehet Krifca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA