Fryma e zbutjes së masave të marra kundër pandemisë së Covid-19 ka përfshirë vende të ndryshme të botës, dhe Rusia ka zgjedhur të mos bëjë përjashtim, pavarësisht faktit që atje numri i rasteve vazhdon të rritet çdo ditë.
Për të parën herë pas nëntë javësh, parqet dhe qendrat tregtare në kryeqytetin rus u hapën dhe njerëzit u lejuan të dalin jashtë për shëtitje e ushtrime të kufizuara. Presidenti Vladimir Putin deklaroi javën e kaluar se vendi i tij e kapërceu pikun e shpërthimit të koronavirusit.
Shifrat megjithatë janë kokëforta e numri i infektimeve nuk i përgjigjet entuziasmit të shefit të Kremlinit. Vetëm sot u rapotuan 9,035 raste të reja me koronavirus dhe 162 viktima të tjera. Totali i infektimeve në vend shkoi në 414,800, cka e bën Rusinë të tretën në botë pas SHBA-së dhe Brazilit përsa i takon përhapjes së sëmundjes.
Bilanci i viktimave ne kete vend shënon sakaq 4,855, por kritikët druhen se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.
Top Channel