Rusia dërgon në Siri skuadronin e dytë të gjuajtësve të modernizuar MiG-29

01/06/2020 19:15

Forcat ajrore të Sirisë kanë marrë dërgesën e dytë të gjuajtësve rusë të modernizuar MiG-29 sipas agjencisë vendase të lajmeve SANA.

“Si pjesë e bashkëpunimit tekniko-ushtarak mes dy vendeve, pala ruse ka kryer dorëzimin e pjesës së dytë të gjuajtësve të modernizuar MiG-29 për Sirinë, në një ceremoni në bazën ajrore të Khmeimim,” tha burimi i ushtrisë siriane.

Sipas tij avionët e tij janë më të fortë se ata ekzistues dhe pilotët sirianë do të nisin t’i fluturojnë ata që prej këtij muaji.

Në fillim të javës ushtria amerikane njoftonte se Rusia ka dërguar avionë MiG-29, Su-35 dhe bombardues Su-24 drejt Libisë, në mbështetje të forcave speciale ruse që po luftojnë në krahun e Marshal Khalifa Haftar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA