Vdekja e 46-vjeçarit të paarmatosur afro-amerikan në Shtetet e Bashkuara në duart e policisë ka shkaktuar një uragan të vërtetë zemërate në vend.
Por mes protestuesve të indinjuar që kërkojnë drejtësi për George Floyd, i përshkruar si “ gjiganti i mirë” që nuk i bëri asnjë rezistencë policisë, ka dhe nga ata që janë përpjekur të përfitojnë prej dhunës dhe kaosit të krijuar, duke plackitur dyqane e duke tentuar grabitje bankash, siç ndodhi në Santa Monica, ku qytetarët kanë reaguar duke u përpjekur t’i ndalojnë.
Një burrë i drejtoi pistoletën personave që po përpiqeshin të vidhnin degën e një banke, e me sa duket nga fotot, ka arritur t’i zbrapsë. Në mjaft raste, edhe vetë grupe tubuesish i janë kundërvënë grabitësve, të cilet kanë tentuar të përfitojnë nga fakti që vëmendja policore ishte përqëndruar në zonat ku zhvilloheshin protestat.
Siç tregojnë mediat lokale, kur afrohen sirenat e policisë grabitësit largohen, por sapo shohin që nuk ka më policë rreth e qark, ata mblidhen sërish dhe thyejne vitrinat e dyqaneve.
Top Channel