“Mos fyej refugjatët se të kanë mbajtur me bukë”/ Debat i ashpër mes gazetarit dhe analistit

01/06/2020 16:58

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar analisti Frrok Çupi dhe gazetari Ilir Demaliaj.

Në studio u fol mbi politikat e Donald Trump-it, duke marrë shkas dhe nga libri që ka botuar Çupi me titullin “Vjen Trump”. Por idetë e ndryshme nxitën debat të ashpër mes Demaliajt dhe Çupit.

Ilir Demaliaj: Nuk kemi ne të bardhë dhe të kuq. Ore jeni njerëz? Po shkoni po kaloni moshën e tretë dhe po flisni si në kohën e Bashkimit Sovjetik. Nuk është Trump shpëtimtari i botës.

Frrok Çupi: Ka një spekulim të madh frazash të Ilirit. Problemi i Ilirit është dhe vazhdoj ta them, Donald Trump nuk është shpëtimtari i botës Trump bëri ndarjen, bëri modelin tjetër që ne nuk jemi mësaur të shohim. Evropa po vuan nga politikat e vjetra. Trump mund të mos votohet nga refugjatët apo nga Iliri.

Ilir Demaliaj: Mos fyej refugjatët sepse ato të kanë mbajtur me bukë ty.

Frrok Çupi: Problemi është që shumë njerëz jetojnë me shtresa të ndryshme në Amerikë, kanë qasje të ndryshme nga Donald Trump-i, por kjo sdo të thotë që Trump të gjykohet në mënyrë katagorike.

Ilir Demaliaj: Ti thua që Trump të mos gjykohet nga kushdo, unë kam të drejtën time të gjykoj këdo dhe të jap opinion për këdo.

Frrok Çupi: Donald Trump prandaj dhe është kaq njeri i domosdoshëm sepse është njerëzor, mund edhe të humbë. Por humbja e Trump-it do të thotë që ka humbur gjysma e botës. Doktrina e tij tashmë mund të mos humbë kurrë, vetëm me atë do të bëhet bota e re.

Ilir Demaliaj: Unë nuk kam asnjëlloj kompleksi. Po jua them për herë të parë dhe të fundit, unë nuk jap llogari për jetën time private. Nuk po hyjmë për të fyer njëri-tjetrin se për të fyer jam mjeshtër. Përderisa ti arrin që do t’i vendosin mikroçipa në tru e kam mbaruar bisedën me ty. Komunist je ti Frrok Çupi për njerëz nga ty jemi në këtë situatë. Këto kanë të drejtë të kenë idenë e vet.

Frrok Çupi: Kjo është një bisedë elitare.

Ilir Demaliaj: Prandaj është Shqipëria kështu sepse ka njerëz si ty. Çfarë elitari je ti mos më bëj të hap gojën. E di ti ç’a është llulla, ta them llullën sepse këtu e kam llulën. E di ai mirë se kush është llulla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA