Nga supa e peshkut e deri tek bretkosat e skuqura, një tetë vjeçare në pizhame dhe me kapelë kuzhiniereje në kokë, po mahnit njerëzit në Mianmar me aftësitë e saj, ndërkohë që vendi vazhdon të jetë në izolim për shkak të koronavirusit.
Mamaja e vogëlushes, postoi një video online në fund të prillit, për të treguar aftësitë e të bijës dhe videoja u bë menjëherë virale. Kjo bëri që të pasohej nga shumë të tjera e tani, tetë vjecarja Moe Myint May Thu njihet nga të gjithë si shefja e vogël. Madje ajo shet edhe gatime tani me porosi dhe numëron fitimet.
Vogëlushja thotë se e adhuron gatimin. Ai e bën të lumtur dhe se këtë pasion të fëmijërisë do të donte ta shndërronte në një karrierë të vërtetë kur të rritet. Në videon e saj më popullore, që ka rreth 200 mijë shikime, ylli i ri vesh një bluzë me njëbrirësh ndërsa jep udhëzime si të përgatitet mëngjesi i preferuar i Mianmarit, Mohingya. Ajo është bërë specialiste në të paktën 15 pjata dhe secila prej tyre ka një çmim tavan prej 7.20 dollarësh.
Top Channel