Koronavirusi duket se është drejt zhdukjes në Itali, ka konfirmuar një ekspert italian.

Alberto Zangrillo, drejtues i Spitalit San Raffaele në Milano, është shprehur se virusi nuk ekziston më në klinikat e Italisë.

“Në realitet virusi klinikisht nuk ekziston më në Itali. Tamponët që u kryen gjatë 10 ditëve të fundit treguan një ngarkesë virale në terma sasiorë, që është absolutisht i papërfillshëm në krahasim me ato të kryera një ose dy muaj më parë”, u shpreh Zangrillo.

Ndërkaq mjeku kishte dhe një koment përsa i përket rrezikut pë një valë të dytë të COVID-19 në Itali.

“Ne duhet të kthehemi të jemi një vend normal. Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për terrorizimin e vendit”, tha mjeku.

Po ashtu një mjeki dytë nga Xhenova e Italisë u shpreh se koronavirusi po dobëson forcën e tij.

“Fuqia që kishte virusi para dy muajsh nuk është e njëjta me forcën që ka sot. Është e qartë se sot sëmundja COVID-19 është e ndryshme”, tha mjeku Matteo Bassetti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA