31 maji, afati për të arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore u mbyll pa një marrëveshje. Pas këtij dështimi, ndërkombëtarët kanë shtuar presionin ndaj palëve në tryezë.

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po diskutohet për Reformën Zgjedhore. Nesër pritet një tjetër takim i Këshillit Politik. A do ketë nesër ‘tym të bardhë’ për Reformën Zgjedhore? Këtë pyetje ua drejtoi Eni Vasili panelistëve të ftuar nga opozita.

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike tha se shpreson që nesër të ketë tym të bardhë për marrëveshjen. Kaso tha gjithashtu se kërkesat nuk janë që opozita të përfitojë si subjekt politik.

“Shpresoj që nesër të ketë ‘tym të bardhë’ për marrëveshjen e Këshillit Politik. Kërkesat e opozitës nuk janë kërkesa që opozita të përfitojë. Janë kërkesa që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore.

Ndërhyri edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duke thënë se një reformë bëhet për të ecur përpara. “Ka 7 vite që në vendin tonë nuk janë bërë reforma. Reforma bëhet që të ecim përpara dhe jo të bëjmë hapa pas”- tha Mediu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA