Çdo ditë po dalin prova të reja tronditëse nga vrasja e George Floyd, të cilit ju mor fryma pasi një polic në Minneapolis i vendosi gjurin në fyt.
Një video e re e postuar nga Shaun King, tregon një oficer policie duke dhunuar Floyd pas arrestimit të tij.
Derek Chauvin oficeri i cili u akuzua për vrasjen e 46-vjeçarit, është parë në derën e pasme të makinës duke dhunuar Floyd. Ndërkaq, që nga dita e vrasjes së 46-vjeçarit në SHBA janë shënuar protesta të dhunshme, ku nuk kanë munguar dhe konfortimet fizike mes protestuesve dhe policisë.
Top Channel