Nënkryetari i LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri njofton në rrjetet sociale se ai ka rezultuar pozitiv me covid-19, ndërsa apelon për kujdes.

Ndërsa thotë se ai është asimptomatik, Zekiri thotë se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja dhe vajza e tij 3 muajshe.

“Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19”, shkruan ai.

Statusi i tij

Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.

Fatmirisht unë jam jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv.

Edhe nëher ju bëj thirrje të gjitjëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël
dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit.
Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA