Video-skandali; Italia do të ngrejë akuza ndaj Maltës për nxitje të emigracionit ilegal

30/05/2020 18:44
Proteste ne Malte ndaj veprimeve te rojes bregdetare

Qeveria italiane konfirmoi sot se marina e Maltës ka kthyer mbrapsht nën grykën e armëve duke nxjerrë jashtë ujërave kombëtare një barkë me emigrantë, pasi u dha atyre karburant dhe koordinatat për të arritur në Itali.

Policia në Siçili ka hapur hetime që më pas do të kalojnë te prokuroria për ngritjen e akuzave të nxitjes së emigracionit ilegal ndaj Maltës.

Zhvillimi vjen dy javë pas një reportazhi të së përditshmes britanike Guardian dhe asaj italiane Avvenire, ku dokumentohet me dëshmi dhe video refuzimi i shpëtimit të 101 njerëzve në gomone nga forcat e armatosura të Maltës, duke i udhëzuar ata të shkonin drejt Italisë. Në të shihet se shumë emigrantë u hodhën në det për të arritur te barka ushtarake duke menduar se po i shpëtonin.

“Ata erdhën dhe na thanë, ‘Malta ka një virus që quhet korona, në qoftë se e keni dëgjuar. Nuk mund t’ju marrim aty sepse të gjithë janë të sëmurë në Maltë. Pastaj Malta është e vogël dhe nuk ka vend për të gjithë ju,’” tregon një nga pasagjerët e gomones që më pas mundi të arrinte në Siçili. “Ata na dhanë jelekë shpëtimi, një motor të ri dhe karburant, duke na treguar sesi të shkonim në Itali, më pas na drejtuan edhe armët duke na thënë se kishim 30 minuta kohë”, thoshte dëshmitari.

Pamjet e incidentit u dërguan fillimisht në një linjë telefonike të ngritur për refugjatët në Itali dhe kanë nisur një konfrontim mes dy vendeve fqinje.

Dje ministria e jashtme italiane tha mbi incidentin: “Përshkrimi i ngjarjeve nga Avvenire dhe Guardian korrespondon me rrëfimet e emigrantëve në Pozzallo.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA