Një i ri ka mbetur i plagosur në Shijak mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve ai është plagosur me armë zjarri dhe fatmirësisht është jashtë rrezkut për jetën.

28-vjeçari momentalisht ndodhet në spitalin e Durrësit.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP  Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA