“Jam e tmerruar”/ Basha me qytetarët në Durrës, Manastirliu: Më shumë se kurrë njerëzit të respektojnë rregullat e Covid-19

30/05/2020 11:59

Pas takimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarët në Durrës ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh.

Më tej, në reagimin e saj përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan:

“Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?! Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse! U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!”

“Ramavirusi, pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët”/ Basha, takim me qytetarë në Durrës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA