Pas rihapjes së kufijve midis vendeve të BE-së ka reaguar edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
“Nëse dikush mendon të na trajtojë si spital ku dikur mbaheshin pacientë me sëmundje infektive duhet ta dijë se ne nuk do të mbetemi të palëvizshëm. Unë e kuptoj konkurrencën midis shteteve por me kushtin që ajo të jetë e shëndetshme dhe e drejtë”, u shpreh Di Maio.
Di Maio tha gjithashtu se Italia ka bukuri unikale dhe nuk ka rivalë për këtë.
“Unë do t’u shpjegoj kolegëve të mi se Italia është e gatshme të presë turistë të huaj nga 15 qershori dhe se ne do të veprojmë me transparencën maksimale. Situata e brendshme, të gjitha të dhënat për infeksionet, do të jenë gjithmonë publike. Ne nuk e pranojmë listën e zezë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur, përkundrazi. Ne gjithmonë kemi vepruar me përgjegjësi dhe transparencë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.
Duke filluar nga 3 qershori Italia heq karantinën për udhëtarët nga zona e Shengenit dhe Britania e Madhe. Për pjesën tjetër të qytetarëve evropianë, ky detyrim do të rrëzohet duke nisur nga 15 qershori.
Top Channel