Astronautët e Nasa-s hyjnë në histori me lëshimin e SpaceX drejt stacionit hapësinor

30/05/2020 21:46

Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer pak më parë lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (SNH).

Astronautët e Nasa-s hyjnë në histori me lëshimin e SpaceX drejt stacionit hapësinor
Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer pak më parë lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Pak më parë u raportua se pas daljes së saj nga atmosfera e tokës, kapsula Dragon u shkëput nga raketa dhe po lundron në hapësirë drejt stacionit hëpsinor.

Astronautët Bob Behnken Doug Hurley u nisën sot drejt Stacionit Hapësinor me raketën Creë Dragon të ndërtuar nga kompania e Elon Musk, SpaceX.

Kjo ishte jera e dytë e tentimit të lëshimit pas asaj të së mërkurës që u anullua prej motit jo të favorshëm.

Hurley e Behnken janë dy nga astronautët më me eksperiencë të Nasa, me nga dy fluturime hapësinore secili. Zhvillimi është historik pasi nuk ka pasur lëshime të tilal nga toka e SHBA që prej daljes nga shërbimi të anijeve kozmike Shuttle në vitin 2011.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA