24 orë nga mbarimi i afatit/ “Zgjedhorja”, Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

30/05/2020 16:31

“Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi të plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës”, shkroi në një postim në Facebook, Petrit Vasili, teksa mbeten 24 orë nga afati i “Zgjedhores”.

Më tej u shpreh:

“Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria permes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithe procesin e reformes dhe e ben praktikisht nul ate. Ky refuzim ka synim te ligjeroje manipulimin e zgjedhjeve te Dibres ne 2016,te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017 dhe te turpit te votimeve moniste te 2019 dhe riperseritjen e tyre edhe ne te ardhmen. Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE. Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE. Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave. Ka vetem nje pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave ky eshte Edi Rama.”

Ju kujtojmë se takimi i radhës i grupit negociator për Reformën Zgjedhore do të zhvillohet sot në ora 17:00 te Pallati i Kongreseve.

Lexoni edhe: https://top-channel.tv/2020/05/30/zgjedhorja-hajdari-te-punojme-pa-pushim-te-mos-e-mbyllim-mbledhjen-derisa-te-arrihet-kompromisi/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA