Mitrovicë, 17 ditë pa asnjë rast me Covid-19
29/05/2020 21:53
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se janë bërë 17 ditë prej kur kemi pasur rastin e fundit pozitiv me COVID-19 në Mitrovicë.
Bahtiri ka thënë se deri më tash janë 14 persona të shëruar, ndërsa vetëm edhe 5 raste që kanë dalë pozitiv janë ende aktiv.
“Asnjëri prej tyre nuk është i hospitalizuar, pasi që të gjithë janë në vetizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Mitrovica po tregohet qytet shembull se si duhet fitohet lufta me koronavirusin COVID-19, pasi që kemi zbatuar jashtëzakonisht mirë rekomandimet e IKShP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. panik jo, Kujdes po”, ka shkruar ai.
Top Channel