Vlorë-fier, rruga me inerte/ Edhe zona e Pyllit të Sodës e mbushur me tulla dhe mbetje
28/05/2020 22:04
Aksi i vjetër rrugor Vlorë – Fier është shndërruar në parajsën e atyre që hedhin inerte.
Pirgje me beton, suva, tulla madje edhe asfalt gjen në të dy anët e rrugës ku ndodhen dhe ullishtet. depozitimet janë të vjetra dhe të reja.
Një tjetër zonë ku mbetjet inerte kanë zënë vend pre vitesh është dhe pylli i sodës. Edhe këtu askush nuk është ndëshkuar duke shëmtuar çdo ditë panoramën.
Pirgjet e mbetjeve të ngurta nga ana e tyre bëhen më pas vatra grumbullimi edhe të plehrave të tjera mbetje biznesesh dhe shtëpiake një zinxhir dëmtimi mjedisor që duket sikur s’do të marrë fund kurrë.
Top Channel