Një grup deputetësh të opozitës parlamentare kanë thirrur në një interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, mes tyre edhe Rudina Hajdari.

“Interpelancën me Ramën e kërkova unë. Nisa duke lexuar titujt e mediave ndërkombëtare për Teatrin. Por Rama nuk i dëgjoi ata zëra kundërshtues. Ke 7 vite Rama si kryeministër dhe një botë e tërë po shikon fytyrën tënde barbare. Ke pasur një obsesion me këtë teatër, me atë truall, sepse po të ishte diku tjetër s’do e kishe këtë obsesion.

Sepse ju duhet për kulla, e mbaj mend kur erdhët në këtë Parlament me propozimin tuaj të parë për këtë gjë. Ju zoti kryeministër vazhdoni të abuzoni me pushtetin. Ajo që më habit është se deri ku shkon për të marrë atë truall.

Si do e ndërtosh tani, kur thua se nuk ke para, më e keqja e shkatërrimit ka qenë ajo ora 4 e mëngjesit. Aty ka patur njerëz, dhe ju prapë e shkatërruat duke bërë kështu një tentativë për vrasje. Pse e bën këtë? Na i shpjegoni si i bëtë ato akte barbare? Zoti kryeministër do vini këtu dhe të ma shpjegoni, të tregoni se cfarë keni bërë me këtë vend.

Kullat e Tiranës janë fakt, betonizimi është fakt, rrafshimi i Tiranës është fakt, dhe çfarë keni bërë ju, jeni shndërruar në një Nikola Gruevski.
Sot ju jeni po ai njeri, dhe do keni po të njëjtin fat”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA