SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan/ Dy delegacionet takohen në Islamabad të shtunën për një zgjidhje afatgjatë
Një gjykatës në New Jersey është shkarkuar nga posti pas disa pretendimeve për shkelje, përfshi dhe një rast kur pyeti viktimën e përdhunimit nëse ishte përpjekur të ndalonte sulmin seksual.
Gjykatësi John F. Russo Jr. u largua nga detyra pas ankesës së katërt vitin që shkoi, mes disa shkeljeve të rregullores, si në sallën e gjyqit ashtu dhe duke kërkuar favore personale nga stafi i gjykatës.
Në një nga pretendimet ankimuesi thotë se Russo e pyeti viktimën e përdhunimit sesi ishte përpjekur të ndalonte sulmin seksual, duke përfshirë dhe shprehje si “a u përpoqe të bllokosh pjesët trupore” ose “të mbyllësh këmbët,” pasi ajo përshkruante sulmin në detaje.
“Sjellja e tij ka thyer besimin e publikut. Shkeljet e vazhdueshme dhe sjelljet jo-etike kanë dëmtuar integritetin e procedurës gjyqësore dhe reflektojnë një mangësi në aftësinë e shërbimin si gjykatës,” thuhej në vlerësimin e komisionit për Russo.
Russo argumentonte se në rastin e viktimës së përdhunimit po përpiqej të ndihmonte një “viktimë të demoralizuar gjatë ekzaminimit të rrethanave, si dhe ripërfshirjen e saj në seancë”.
Komisioni reagoi duke thënë se pyetjet vulgare të Russo ishin të panevojshme dhe të gabuara.
Top Channel