Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi me anë të një postimi në Twitter ka përshëndetur takimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Varhelyi shkruan se pasur një diskutim me deputeten Rudina Hajdarin dhe thekson se Reforma Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR është thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin në rrugën e BE-së.

“Patëm një diskutim të mirë sonte me Rudina Hajdarin në rolin e saj si bashkëkryetare e komisionit parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore për të shprehur mbështetjen për punën në vazhdim. Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSCE-ODIHR është thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin në rrugën e BE-së”, shkruan Varhelyi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA