Maduro falenderon Iranin për guximin e dërgimit të naftës në Venezuelë

28/05/2020 18:47

Presidenti venezuelan Nicolas Maduro ka falenderuar sot Iranin për dërgimin e tre çisternave me naftë në vendin e tij të etur për energji dhe ka dënuar SHBA për ndalimin e dërgesave ndërkombëtare të karburanteve drejt vendin latin.

Gjatë një fjalimi në kryeqytetin Karakas, Maduro falenderoi liderin iranian Ajatollah Ali Khamenei, populin e Iranit dhe presidentin Hassan Rouhani për “gadishmërinë e tyre, solidaritetin dhe kurajon, me të cilën dërguan në Venezuelë tre çisternat dhe pajisje për rivënien në punë të rafinerive të vendit”.

Maduro kritikoi qeverinë e SHBA për atë quante “persekutim” prej më shumë se një vit, të anijeve dhe furnizimeve energjitike drejt Venezuelës.

“Kohët e fundit situata ka arritur kulmin, por ne i kemi rezistuar presionit me një plan për shërbimet themelore dhe jemi ndihmuar nga miqtë tanë”, tha Maduro.

Tre çisterna iraliane me naftë kanë arritur deri tani në Venezuelë dhe dy të tjera pritet të mbërrijnë deri në 1 qershor, sipas burimeve vendase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA