“Banka Evropiane e Investimeve s’do financojë Barbarinë nr.2”/ Teatri, Genc Pollo nxjerr shkresën e Bashkisë së Tiranës

28/05/2020 15:10

Teksa publikoi shkresën me të cilën Bashkia e Tiranës i kërkon Bankës Evropiane të Investimeve financim për Teatrin e ri, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ish-ministri dhe deputeti i PD-së, Genc Pollo thekson se ajo nuk duhet të financojë barbarinë numër 2.

Sipas Pollos, barbaria 2 është ndërtimi po aty i një blloku me xham e çelik pa përmendur kulla e aferat.

Postimi i Pollos 

Banka Europiane e Investimeve nuk do të financojë Barbarinë nr 2 !!!

Barbaria 1 e lalit të madh e të vogël ishte shembja e kompleksit historik të Teatrit Kombëtar; Barbaria 2 është ndërtimi po aty i një blloku me xham e çelik pa përmendur kulla e aferat.
Këtë të fundit duan t’a bëjnë me një hua nga Banka Europiane e Investimeve. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe besoj se nuk do të ndodhë. Opozita, shoqëria civile dhe miqtë europianë e një Shqipërie europiane do e sqarojnë Bankën se lalët duan t’a zhysin edhe atë në batakun e tyre. Dhe nuk do të lejojnë financim europian për barbarinë!
Ashtu siç bënë që të deshtonte plani hiperkorruptiv i rrugës Milot Balldren (12 milionë Euro për km).
Duke ndalur Barbarinë 2 do të mundemi të zhbëjmë edhe Barabrinë 1! Duke e
rindërtuar dhe restauruar me respekt e dashuri kompleksin historik. GP

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA