Mbledhja e ministrave të nismës Adriatiko-Joniane/Cakaj: Bashkëpunim i shtuar rajonal për të tejkaluar pasojat e COVID-19

27/05/2020 12:18

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen që Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane zhvilluan sot.

Kjo nismë, sipas Ministrit në detyrë Cakaj, ka rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE.

Në një reagim në Facebook lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë takim, Cakaj theksoi se diskutimi u përqendrua në masat e përbashkëta të marra nga të gjitha vendet në luftën kundër COVID-19, domosdoshmërinë e hapjes së kufijve dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e turizmit, mjedisit, infrastrukturës dhe transportit.

“Shqipëria vazhdon të luajë rol të pazëvendësueshëm në nismat rajonale dhe të bëjë punë të fortë e sistematike në të gjitha projektet e nevojshme për të përparuar tutje drejt Bashkimit Evropian.”- përfundoi reagimin e tij Cakaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA