Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 5 kilogramë heroinë të pastër në autobusin e linjës Selanik-Athinë.

Sipas policisë greke, në pranga kanë rënë dy shtetas grekë 25 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur edhe porositësi i drogës, një 21-vjeçar shqiptar. Burime policore thanë se banda importonte lëndë narkotike nga Turqia dhe në vazhdim e shpërndante atë në rrethin e narkotikeve të Athinës.

Dy të arrestuarit u dërguan ne gjykatën e Athinës, e cila vendosi t’i lërë në burg pa afat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA