Tre persona (mes tyre një i huaj) kanë rënë në pranga në Maliq, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Bëhet fjalë për Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Fushë-Milot, Lezhë; K. T., 23 vjeçe, banuese në Cërrik, Elbasan dhe S. M., 39 vjeç, shtetas sirian, me banim të përkohshëm në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete në drejtim të Tiranës, tre shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Top Channel