Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar propozimin e opozitës për shkurtimin e periudhave zgjedhore.

Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe nga 15 Tetor – 15 Nëntor, ky ishte një nga propozimet e opozitës, për të cilën palët kanë rënë dakord.

Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim.

Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar.

Opozita propozoi shkurtimin e periudhave, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/05/26/reforma-zgjedhore-opozita-3-propozime-per-financimin-e-partive-rolin-e-grave-dhe-kohen-e-zgjedhjeve/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA