Sarandë/ Një 47-vjeçar vetëvaret, një tjetër plagoset me thikë
26/05/2020 10:37
Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.4 Sarandë, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi L. B., 47 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Ndërkohë po në Sarandë, shtetasi F. S., 43 vjeç, banues në Fier, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike është konfliktuar me dy persona ende të paidentifikueshëm, ku si pasojë njëri nga shtetasit e ka goditur me mjet prerës.
43 vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe për sqarimin e rrethanave.
Top Channel