Naftë në vend të ujit/ Në fshatrat e Mallakastrës, dëme nga mungesa

26/05/2020 12:17

Çarja e shpeshtë e një tubacioni qe transporton naftë dhe gaz, nga puset e naftës ne rafinerinë e Ballshit, ka shkaktuar dëme te konsiderueshme te banorët e fshatrave Drenove dhe Belishove ne Mallakastër.

Pellgje me naftë vazhdojnë te helmojnë tokën, ndërsa nuk kursejnë as bletët dhe bagëtitë. Vetëm pak kohë me parë, ky bletërritës humbi 30 koshere me bletë nga çarja e tubacionit dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për dëmin qe iu shkaktua.

Banorët e këtyre fshatrave janë te detyruar te përshkojnë disa kilometra për te mbushur ujë, pasi edhe puset e ujit qe kanë ne shtëpitë e tyre janë te mbushur me naftë dhe solar.

Si pasojë e ndotjes se ajrit është rrezikuar edhe jeta e banorëve, sidomos e fëmijëve, ndërsa nga rrjedhja e naftës është shkatërruar një pjesë e madhe e tokave bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA