“Do të shihemi vetëm dy herë në vit” -shkruan stilisti Alessandro Michele në një postim në faqen zyrtare të “Gucci”.

Marka ikonë e veshjeve ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në sfilatat e ardhshme duke filluar që nga rrallimi i tyre. Jo më 4 apo më shumë por vetëm 2 sfilata në vit do të vijnë nga “Gucci” kjo për t’ju larguar zakoneve mondane të industrisë së modës dhe për të sjellë një frymë të re.

“Unë do të braktis ritualin e lodhur të sezonaliteteve dhe shfaqjeve për të rifituar një kadencë të re” -shtoi ai duke theksuar se shumë shpejt përfaqësuesit e shtëpisë së modës do të dalin në një deklaratë për shtyp nga e hëna e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA