Dalim përsëri në terren për të shkuar tek trafikanti që çon arabë në Itali. Ky është grupi i tretë që takojmë. Takimi ndodh në Zonën e ish porcelanit në Tiranë.

Emigrant: Ajo që është më e rëndësishme për mua është garancia e parave.
Trafikanti: Për paratë jam unë garant.
Emigranti: Në këtë rrugë, a do të ketë egjiptianë?
Trafikanti: për rrugën e radhës?
Emigranti: Po.
Trafikanti: Po, ka egjiptianë. Edhe në rrugën para kësaj ka pasur egjiptianë. Ata qëndruan në shtëpinë e Muhamedit.
Emigranti: në këtë rrugë, jam unë, Abdu, Ala dhe Muhamed Al Sheik. Qenkemi të gjithë egjiptian, që e kuptojmë njëri tjetrin. Dhe ta dimë se çfarë do të ndodhë rrugës.
Trafikanti: Majkëll, edhe ai do të jetë me ju. Dhe a e di sa ka paguar Majkëlli? Ai ka paguar 4500 dhe i ka paguar këtu. Kesh. I ka paguar para 10 ditëve. Ka paguar 4500 dhe jo 5000.
Emigranti: Pse nuk është nisur edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga pagesa?
Trafikanti: Po sa të mblidhen se nuk është kompani turistike që rezervon tani dhe nisesh direkt. Kjo punë është histori më vete. Duhet të presim pak se varet nga situata. Duhet të presim dy ditë, tre ditë ndoshta edhe më shumë.

Ala është këmbëngulës që ti marri paratë sa më shpejt dhe ta bëjë djalin pjesë të grupit që do niset. Ai madje premton ta mbylli për dy ditë.

Trafikanti: A je gati ti? I ke paratë gati që nesër?
Emigranti: Unë jam gati ti flas që sot (familjes).
Trafikanti: Nëse mi sjell lekët sot, ose nesër në mëngjes. Në dashtë Zoti, me grupin e parë që niset do të jesh edhe ti. Ndaje mendjen dhe pastaj dhe provo kush jam unë. Dhe ju uroj rrugë të mbarë.

Për ta bindur që të niset drejtë Italisë Alai i tregon djalit të infiltruar se sa i përhapur është ky rrjet.

Trafikanti: Rruga që ishte para kësaj sa Egjiptian ishin? Dhe a imagjinon nga kishin ardhur? Kishin ardhur nga Serbia. Ata nga egjipti kishn shkuar në Bosnje me vizë turistike.
Emigranti: të bëj një pyetje personale…
Trafikanti: Prit prit, ta mbaroj fjalën që nisa. Pra, ata nga Egjipti kanë shkuar në Bosnje me vizë turistike. Dhe kundrejtë shumës 160 mijë paund egjiptianë. Këto I kanë paguar në Egjipt. Kur kanë mbërritur në Bosnje, kanë ardhur vërdallë duke tentuar të futen në Serbi, Rumani, Slloveni. Dhe kur shkuan në Slloveni I kanë kapur. Si përfudnim erdhën këtu, në këmbë, ndërkohë që kishte filluar Korona Virusi. Sot, 3 nga ata janë në Francë, njëri është Sirian dhe dy të tjerë Egjiptianë. Janë edhe dy Egjiptianë të tjerë në Romë.

Kjo bisedë është bërë në një ditë mesjave. Alai thotë që nëse bëhet grupi me 3 veta të tjerë, nisen direkt atë fundjavë.

Trafikanti: Kur të sjellësh edhe dy njerzit e tjerë, nëse I sjell nesër, maksimumi pasnesër nisemi për Itali.
Emigranti: Pasnesër?
Trafikanti: Po pasnesër.
Emigranti: Në Durrrës ose Vlorë?
Trafikanti: Durrës apo Vlorë nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ti do zbresësh në Bari.

Ndryshe nga trafikantët e tjerë, Alai premton se mund të nxjerri edhe viza fallco. Ai madje tregon disa të tilla që i ka në telefon. Në këtë rast emigranti nuk ka nevojë të niset natën nga deti. Por udhëton si pasagjer i rregullt nga pikat kufitare.

Bakr Alam 11 – Nëse dikush do dokumenta fallco, si mund tia bëjmë?
Trafikanti: Unë jam një nga ata njerëz që kam bërë për vete leje qëndrimi (fallco). Shtesa: Ala: Kjo është vizë spanjolle dhe kam paguar 600 euro.
Emigranti: Po këto të tjerat leje qëndrimi janë?
Trafikanti: Po, sic e shikon vetë në telefon.
Emigrant: Por për mua të ikësh si klandestin është më e sigurtë. Sepse po u kape të kthejnë në vendin nga je nisur.
Edhe ky shtetas arab, ka në pronësi në Shqipëri një biznes në fushë ne ndërtimit të regjistruar me emrin “IMOHA KONSTRAKSHËN”. Përsëri, edhe Alai ka përdorur hapjen e biznesit për të justifikuar qëndrimin në Shqipëri, por në fakt ai merret me trafik emigrantësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA