Vrasja e Reformës në Drejtësi/ Bolino: SHBA ka parë se diçka po lëviz

25/05/2020 21:57

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka shkaktuar furtunë reagimesh në vend.

Gazetari Carlo Bolino i ftuar në Open në Top Channel flet për shembjen e një tabu-je, se tashmë “reforma në drejtësi nuk mund të jetë e paprekshme”. Ai përmend emra që kanë kërkuar ndryshime dhe janë vetëm politikanë nga PS si dhe presidenti Ilir Meta.

“Ata kanë prishur tabunë që reforma në drejtësi mund të jetë e paprekshme. Kanë folur për ndryshime një deputete e PS, ka folur zoti Xhafaj pak muaj më parë, dhe Rama që ka thënë se është i gatshëm nëse kërkohen ndryshime. Ndërsa Presidenca kërkoi që ndryshimet t’i bëjë këshilli politik”, u shpreh Bolino.

Deri tani keni përmendur vetëm mes PS dhe Presidencës. Mos është midis këtyre marrëveshja?- e pyeti Eni Vasili.

“Besoj që edhe SHBA nuk e di se çfarë po ndodh, por kanë vënë re që diçka lëviz”, u përgjigj Bolino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA