Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Inertet janë kthyer në një problem mjaft serioz në aksin Lezhë Shëngjin pikërisht në pjesën e lagunës.
Ndërsa i drejtohesh Shëngjinit shikon në të dy anët e rrugës inerte të hedhura pa kriter nga bizneset e zonës së Shëngjinit por edhe nga banorët këtu pranë.
Situata paraqitet edhe me problematike pasi inertet hidhen brenda në lagunën e Knallës duke shkaktuar një ndotje mjedisore tepër të madhe.
Me sy të lirë shikon inertet në të gjitha anët e lagunës dhe fatkeqësisht akoma nuk kemi një vullnet institucional për të ndërhyrë për të penalizuar shkaktarët dhe për ta rikthyer sërish në gjendjen e mëparshme lagunën.
Laguna prej vitesh është bërë pre e dëmtimeve të herë pas hershme. Inertet janë hedhur në brigjet e saj pëer shkak të mungesës se një vendi grumbullimi të tyre.
Ata të cilët i drejtohen Shëngjinit për turizmin përballen gjatë rrugës me grumbuj inertesh.
Top Channel