Covid-19/ Rritet numri i viktimave në Itali, por bie ndjeshëm numri i të infektuarve

25/05/2020 18:13

Në Itali janë shënuar 92 vdekje të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri është rritur sërish në krahasim me një ditë më parë ku u shënuar 50 viktima. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile të cilët shtuan se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 300 persona, ndërsa të dielën 531.

Numri i vdekjeve ditore të së Dielës nuk përfshin vdekje nga rajoni i Lombardisë i prekur më keq, për shkak të problemeve teknike.

Nuk ishte e qartë menjëherë nëse vdekja e Lombardisë nga e Diela ishte shtuar të hënën, kur rajoni raportoi 34 vdekje të reja.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali që nga shpërthimi u bë publik në 21 shkurt ndërsa tani është 32.877, tha agjencia, ky është bilanci i vdekjeve i tretë më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Numri i rasteve të konfirmuara me covid-19 arrin 230,158. Ndërkohë aktualisht ka 55.300 të infektuar aktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA