Foto ilustruese

Një 25 vjeçar ka mbetur i vrarë në Vlorë në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”. Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale K.B, 25 vjeç. Pas ngjarjes policia nisi menjëherë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Mësohet se disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit janë shoqëruar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë dyshohet me armë zjarri shtetasi K. B., 25 vjeç.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve. Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA