“Të iki se na ka çarë kokën”/ Pipero i përgjigjet Erion Kristos: E vërtetë që dielli dhe ajri…

24/05/2020 11:29

“Ajri të shëron? Po, Dielli të shëron? Po. Piperi të shëron? Joo, epo ik Pipero se na çave kokën”, kështu tha dje Erion Kristo në një lidhje live në facebook, ndërkohë që u përplas dhe me policinë për të hyrë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Por sot mjeku i njohur, Pipero duke iu përgjigjur Kristos, shkruan se dielli dhe ajri ndihmojnë shumë për të mos u sëmurur nga Civid 19, pasi sipas tij, rrisin imunitetin.

“Shpresoj te mos jem bere “babai i merzitjes”. I perulem mirekuptimit dhe durimit te tyre, dhe tani qe jemi ne fund te kesaj epidemie serish ju kerkoj pak kujdes, asgje me shume!”- shkruan midis të tjerash Pipero.

Statusi i Piperos

Kujtese per Z. Erion Kristo;nga Mjeku Pipero!

Sapo degjova nje thirrje te Zotit Erion Kristo “të iki se i kam çare kokën” pas nje pyetje se kush sheron, djelli dhe ajri apo Pipero, dhe pergjigjes shume te drejte te qytetareve “djelli dhe ajri”, jo Pipero! E vertete, Pipero dhe koleget e tij me bluza te bardha mjekojne, nuk sherojne. Sherimi eshte nderveprim Zot, organizem, mjek! Nderkohe qe dhjetra here kam theksuar se djelli dhe ajri ndihmojne shume te mos semuremi nga Civid 19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe nese infektohemi e kalojme shume lehte semundjen! Kam theksuar dhjetra here se virusi nuk trasmetohet permes ujit, ndaj deti dhe rera jane te keshilluara, pushimet dhe turizmi te inkurajuara. Por nuk rekomandoj “sfiden”, perkundrazi kujdesin! Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon!

Dhjetra here kam theksuar se virusi nuk qendron ne ajer ne mjediset e hapura,ndaj kam inkurajuar dhe spjeguar profesionalisht pse duhet te jemi te vendosur per hapjen e cila deri tani duhej te ishte graduale. Ketej e tutje vetem e kujdeseshme! Si mjek dhe profesionist i shendetit publik kam mirekuptuar cdo vendim te institucioneve ne respekt te distancimit social, per me teper ne nje mori informacionesh shpesh kontraditore per Covid 19, dhe aq me teper ne nje sere udhezimesh te OBSH shpesh te pa qarta, te pa bazuara, dhe kontradiktore gjithashtu. Ndoshta i kam lodhur qytetaret duke me degjuar cdo nate, ndoshta kam perseritur veten shpesh, por kam qene dhe jam i drejteperdrejte me qytetaret! Shpresoj te mos jem bere “babai i merzitjes”.

I perulem mirekuptimit dhe durimit te tyre, dhe tani qe jemi ne fund te kesaj epidemie serish ju kerkoj pak kujdes, asgje me shume! Nderkohe inkurajoj komitetin e eksperteve te jete me i sigurt ne rekomandimin per hapjen e plote, situata epidemiologjike ne vendin tone dhe rajon na e mundeson kete. Jo nje dite por edhe nje ore me pare se te tjeret te hapemi do kemi shume me teper perfitime. Jo vetem ekonomike por mbi te gjitha psikologjike dhe shendetesore! Kam theksuar te orjentoje gjurmimin e rasteve permes hetimit intelegjent dhe aplikimin e PCR, “tamponit”per rastet me klinike, dhe te planifikoje nje studim seroprevalence per te pare shkallen e ekspozimit e ndertuar strategji per te perballuar nje rikthim te mundshem te epidemise ne fund viti, te cilen une e besoj pak, por nuk e perjashtoj dot, krahas analizave serologjike qe po vazhdojne aktualisht. Keshtu mund te kontrollojme me sukses edhe me tej epidemine. Se bashku si deri tani do e fitojme betejen me Covid 19! Per Zotin Erion besoj te kem qene i qarte dhe korekt!


Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA