Ambasada Amerikane në Tiranë uron festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale, ambasada e SHBA thekson se sot më shumë se kurrë kjo ditë ofron mundësi për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.
Urimi i ambasadës amerikane
Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.
Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”
Top Channel