Konflikti për pronën është një nga problemet e shumta i cili e ka shoqëruar shoqërinë shqiptare përreth këtyre 30 viteve të fundit. E tillë ishte dhe historia që ndoqëm mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Antoneta, 60-vjeçarja nga qyteti i Lushnjës kishte mbaruar shkollën e ekonomisë dhe me bashkëshortin e saj kishin hapur një biznes argjendarie. Gjatë trazirave në vitin 1997 biznesin e saj e kishin sulmuar dhe dëmtuar dy herë. Për ta rimëkëmbur atë, Antoneta ishte detyruar që të merrte borxh një sasi të konsiderueshme parash.

Për shkak të vështirësisë ekonomike Antoneta nuk e kishte shlyer borxhin e marrë vite më parë dhe për këtë arsye biznesi i saj me vendim të gjykatës ishte sekuestruar. Antoneta pas humbjes së biznesit ishte detyruar të bënte punë nga më të ndryshmet, por gjatë këtyre 5 viteve të fundit ajo shiste banane nëpër rrugët e qytetit të Lushnjës.

Antoneta i kishte shkruar programit “Dua të të bëj të lumtur” muaj më parë dhe dëshironte që të ftonte disa personazhe publik, ku ndër ta ishin dhe dy prezantuesit e “Fiks Fare”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Sipas Antonetës, përmbarimi i kishte marrë pronën me të padrejtë, pasi duhej t’i sekuestronte vetëm gjysmën e sipërfaqes së dyqanit. “Kam ardhur tek Dua të të bëj të lumtur për t’ju kërkuar juve që të ndiqni problemin tim sepse më kanë bërë një të padrejtësi.”

Prezantuesit e “Fiks Fare” i premtuan Antonetës që do ta marrin përsipër problemin e saj për të parë nëse është shkelur ligji apo jo. “Ne si Fiks do të jemi krah teje nëse je në të drejtën tënde. Prandaj ne do ta çojmë deri në fund këtë problem.”

Gjithashtu Antoneta kishte dhe një kërkesë tjetër për çunat e Fiksit që ta ndihmonin atë në karrierën e artit. Ajo shkruante poezi dhe bejte, pranadaj dëshironte që Devi dhe Dori ta ndihmonin në marrjen e licensës së “stand up comedy”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA