Këngëtari dhe kantautori shqiptar, Ermal Meta ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Hipokrati” në Top Channel, ku zbuloi dhe foli gjatë mbi karantinën e tij, projektet muzikore dhe planet e tij të afërta për një koncert në Shqipëri.
Ermal Meta e përshkroi të vështirë situatën e pandemisë me të cilën u përball e gjithë bota, ndërsa shtoi se kjo karantinë ishte një periudhë e vështirë për të në aspektin profesional po ashtu edhe krijues.Ai zbuloi se kënga “Finiera bene” – “Do të përfundojë mirë”, ishte një krijim të cilin ai e realizoi në muajin janar, përpara se pandemia të vinte.
“Këtë këngë e kam shkruar në janar, kur bëra këngën nuk arrija të kuptoja përse e shkrova atë këngë dhe pse teksti kishte këto fjalë si “do të përfundojëmire”. Kur erdhi pandemia dhe izolimi kuptova sikur kisha ndjer diçka dhe vendosa ta publikoja këngën sepse mua më jepte shumë shpresë dhe të njëjtën shpresë doja t’ia përcillja dhe njerëzve.”
Pyetjes së gazetares se çfarë I mungon më shumë nga Shqipëria, Ermal Meta iu përgjigj se është gjuha shqipe ajo çka ia ndjen më shumë mungesën, të qënit i rrethuar nga njerëz që flasin shqip.
“Më mungon gjuha shqipe, gjuha e nënës, më mungon ta dëgjoj. Madje dua t’i kërkoj të falur njerëzve që më ndjekin sepse nuke flas shumë mirë shqipen, dhe që nuk e kam praktikuar aq shumë gjuhën time. Por sa herë që vij në Shqipëri dhe rrethohem nga shqiptarë kam një ndjenjë shumë tëmire brenda vetes”
Ermal Meta tha se planifikon gjithashtu një turne në vitin 2021, dhe një koncert në Shqipëri është në planet e tij vitin e ardhshëm, por ai do të shkel në tokën shqiptare sapo të happen kufijtë për një vizitë në atdhe.
“ Kam planifikuar një tur vitin tjetër, në fakt ishte planifikuar për në mars të 2021. Tani për shkak të vaksinës nuke di në cilin muaj do të mund ta realizojmë. Sapo ta filloj patjetër që do të vijë për një koncert në Shqipëri.”
Top Channel