Kina është vendi nga ku koronavirusi u përhap në të gjithë botën. Por, pas masave drastike të marra atje, fëmijët, janë rikthyer tashmë në shkolla, madje edhe në Wuhan, epiqendrën e pandemisë.
Por, krahas masave të shtuara të higjenës, dezinfektimit të vazhdueshëm dhe maskave mbrojtëse e dorezave, që janë të detyrueshme për nxënësit, drejtuesit e shkollave atje, po dalin edhe me ide kreative për të garantuar ruajtjen e distancës mes fëmijëve.
Kështu, në një shkollë fillore, në Taiyuan të Kinës, nxënësit po mbajnë krahë për të garantuar distancën. Mes bankave të shkollës, ashtu si edhe në hapësirat e përbashkëta, krahët shumëngjyrësh u lejojnë fëmijëve të zhvillojnë mësimin dhe aktivitetet e tjera shkollore, në siguri të plotë.
Top Channel